Ismaili: Do t’ua bartë kompetencat që u takojnë Odës së Mjekëve

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 13:44 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë për punën e tyre që ka të bëjë rreth funksionalizmit të Odës së Mjekëve.

Thotë se pas kësaj, ai është i gatshëm edhe të nënshkruaj bartjen e kompetencave. Duke shprehur shqetësimin rreth gjendjes jo të kënaqshme në shëndetësi, Ismaili kërkon angazhim intensiv prej odës së Mjekëve, sikurse edhe nga të gjitha odat tjera të profesionistëve shëndetësorë.

Postimi i tij i plotë:

I përgëzoj profesionistët shëndetësorë për punën që janë duke e bërë për funksionalizimin e Odës së Mjekëve. Në momentin që Oda e Mjekëve të përfundojë me zgjedhjen e strukturave të saj dhe bëhet funksionale për të kryer detyrat që i përshkruhen sipas ligjit në fuqi, unë si ministër i Shëndetësisë jam i gatshëm të nënshkruaj bartjen e kompetencave. 

Ne e dimë se sektori i shëndetësisë është në një gjendje jo të kënaqshme, prandaj prej Odës së Mjekëve dhe të gjitha odave tjera të profesionistëve shëndetësorë pritet angazhim intensiv në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme