Thirrjes së kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri që sot i ka bërë LDK-së, për tu ulur dhe biseduar për çështjen e koalicionit i është përgjigjur sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri.
Beqiri për Indeksonline ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së se presin rezultatet e KQZ-së.
“Ne i presim certifikimin e rezultateve nga KQZ, ky është qëndrimi i LDK-së” ka thënë shkurt Beqiri.
Ndërsa, sot gjatë ditës, Visar Ymeri i ka ftuar zyrtarët e LDK-së që të dulen dhe të bisedojnë për koalicion.
Ymeri ka thënë se është e pakuptimtë të pritet certifikimi përfundimtar i rezultateve për tu takuar.
“Është e pakuptimtë të presim çertifikimin përfundimtar të rezultateve për t’u takuar. Vetëm për një deputet në fund mund të ndryshojë përbërja e deputeteve të LV dhe LAA. Kjo pritje është pengim i vetvetes e jo pengesë e sistemit ndaj nesh” ka thënë lideri i VV-së, Visar Ymeri.