Ismet Beqiri synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Ismet Beqiri nga LDK, po synon që në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të rikthehet si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Për mungesën e tij në skenën politike, Beqiri tha se nuk i mbetet merak që s’ka qenë pjesë e një maskarade politike, megjithatë ai shtoi se do të donte të jepte sadopak kontributin e tij në parlament.

“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve që lamë pas, është një sentiment i veçantë kur mungon, dhe nuk mund të japësh kontributin, ani pse nuk të mbetet merak me qenë në të gjithë atë maskaradë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve”, u shpreh Beqiri në Klan Kosova.

Megjithatë, fajin e bllokadës të shtetit, Beqiri ia hodhi partisë që fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit.

Të ngjashme