Klubi i futbollit Drita ka suspenduar deri në një vendim të radhës trajnerin Ismet Munishi pas publikimit të një video në të cilën ai shihet me gjyqtarin Bajram Gashi, i cili mburret që ka ndihmuar ekipin gjilanas në një ndeshje të sezonit të shkuar.
Drita thotë se duke pasur parasysh reputacionin që ka ky klub nuk lejon që të qëndrojë duarkryq dhe pa kërkuar zbardhjen e rastit.
Në videon e publikuar Gashi, që do të gjykojë nesër ndeshjen Drita – Prishtina, tregon se si edicionin e shkuar kishte ndihmuar klubin gjilanas për të siguruar fitoren e parë në dhjetë vjet ndaj kryeqytetasve.
Tani ky ekip ka kërkuar që Gashi të mos gjykojë ndeshjen e së mërkurës.
Ky është reagimi i plotë i Dritës:
Reagim
Kryesia e Klubit “FC Drita” ka zhvilluar mbledhje të jashtëzkonshme ku pika kryesore e diskutimit ishte një video e publikuar në rrjetet sociale, ku i përfshirë është trajneri i skuadrës tonë Ismet Munishi.
Duke pasur parasyshë reputacionin që ka klubi “Drita”, traditën e futbollit të kultivuar me sakrifica të mëdha nga njerëzit e qytetit të futbollit, mundin dhe investimet e shumëta me dekada për t’a avansuar futbollin kosovarë, nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe pa kërkuar zbardhjen e rastit.
Duke i analizuar mirë rrethanat, Kryesia e Klubit merr vendim :
1 Suspendimin e trajnerit Ismet Munishi (Deri në zbardhjen e rastit në fjalë)
* ( Të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa institucionet vendosin ndryshe )
2. Kërkojmë urgjentisht nga Federata e Futbollit të Kosovës që të zëvëndësoj treshen e gjyqtarëve të planifikuar për referim në ndeshjen FC Drita vs FC Prishtina.
Të gjithë dashamirët e futbollit dhe përcjellësit e Superligës së Kosovës janë dëshmitar që gjyqtari në fjalë ka qenë i akuazuar disa herë për referim të dobët.
Të gjendur në rrethana të tilla kërkojmë urgjentisht zbardhjen e rastit dhe të gjithë akterët e përfshirë t’a marrin denimin e merituar.
Kryesia e Klubit “FC Drita” distancohet nga veprimet të cilat janë në kundërshtim me rregulloret e funksionimit të garave sportive në Kosovë.
Investimet e panumërta në klubin “FC Drita” shërbejnë për rritjen e cilësisë së futbollit, përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe kultivimin e futbollit për t’i mundësuar gjeneratave të reja të merren me futboll.
Ngjarjet e fundit në Superligën e Kosovës prishin imazhin, dëmtojnë rënd fubollin dhe demotivojnë investitorët që japin gjjthqka dhe nuk përfitojnë asgjë nga ky investim.
Është momenti i fundit që FFK-ja të veproj konkretisht në parandalimin e dukurive negative.
Nëse nuk merren masat e duhura, zhvillimi i kampionatit në këtë mënyrë nuk ka asnjë kuptim !