Haziri, lojtarëve të Dritës: Jeni krenaria e qytetit – bëhuni gati për Europë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 12:35 | Nga

Lufti Haziri, kryetari i komunës së Gjilanit, i ka pritur lojtarët e Dritës të cilët janë bërë kampionë të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit – bëhuni gati për Europë, përvoja juaj atje do të jetë nder për gjithë Kosovën dhe gjithë shqiptarët”.

“Komuna do të jetë shtëpia juaj dhe do të ju qëndrojë prapa. Kriteret e UEFA-as i keni plotësuar dhe certifikimi juaj është veç formalitet”.

Haziri poashtu ka premtuar se shumë shpejt do të rregullohet edhe stadiumi i qytetit të Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme