Haziri e mban mbledhjen e fundit si kryetar i Komunës

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e fundit në këtë cilësi me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka falënderuar të gjithë anëtarët e Komitetit për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e shëndetit publik.

“Në mbledhjen e fundit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur brenda afro dy vite të përballjes me pandeminë COVID-19. Sot, fatmirësisht kemi vetëm 2 raste aktive me këtë virus, derisa kemi numër të madh të të vaksinuarve”.

“Apeli im në këtë cilësi është që gjilanasit duhet të përgatiten për marrjen e vaksinës së tretë, sipas udhëzimeve të IKSHPK. Mirënjohje dhe falënderim për mantelbardhët për punën e madhe që e kanë bërë në mjekimin e mijëra pacientëve të prekur me COVID-19”, ka thënë Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme