Ismet Munishit i vjen fatura e rrymës 375 euro: Prej nga po e importojmë qymyrin, nga Dubai a?

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Ismet Munishi ka reagur si shumë qytetarë tjerë rreth faturave të rrymës që këtë muaj kanë ardhur kogja të fryera.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Munishi ka thënë se fatura e rrymës këtë muaj i ka shkuar 375 euro.

“375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit .

Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit !

Të ngjashme