Ispahiu: Kur Vushtrria ka qenë qendër, Prishtina ka qenë fshat

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Njëri ndër njerëzit më të vjetër të Kosovës që vjen nga komuna e Vushtrrisë, Nesim Ispahiu i lindur në vitin 1935, ishte i ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova.

Ispahiu gjatë bashkëbisedimit ka thënë se për qytetin e Vushtrrisë kryesisht janë përdorur tre-katër emra.

“Vushtrria është ndër qytetet më të vjetra në Kosovë. Vushtrria kur ka qenë vilajet apo qendër Prishtina ka qenë si fshat, Mitrovica nuk ka ekzistu në hartë, është në hartën e 1530-ës, e Novobërda-Vuçitërna janë me shenjat që tregojnë qendrën, Prishtina me shenjën e fshatit, Mitrovica nuk ekziston në hartë”, tha Ispahiu.

Gjithashtu ai tha se të gjitha ngjarjet historike që kanë ndodh si me Azem Bejtën, Hasan Prishtinën, Shaban Polluzhën dhe të tjerët gjithmonë lidhjet i kanë pasë me Vushtrrinë, e cila ka qenë burimi i të gjitha këtyre ngjarjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme