Për fyerje raciste e goditje të gjyqtarit, FC Vushtrria dënohet me dy ndeshje pa tifozë

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

FC Vushtrria e ka pësuar rëndë nga Komisioni Disiplinor për shkak të thirrjeve raciste të tifozërisë vendase në drejtim të futbollistit të Gjilanit dhe goditjes me gjësende të forta ndaj gjyqtarit të katërt Burim Jahmurataj.

Komisioni Disiplinor e ka dënuar me dy ndeshje pa prezencë të tifozëve në “Ferki Aliu”.

“FC ‘Vushtrria’ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC Vushtrria – SC Gjilani e zhvilluar në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri; raportet zyrtare (fyerje raciste drejtuar mysafirëve, hudhje e kanaçeve si dhe goditja e gjyqtarit të katërt në kokë me një shkrepëse prej nga erdhi deri të lëndimi i të njëjtit), bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 2 dhe neni 62 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa prezencën e spektatorëve”, thuhet në raportin Komisionit Disiplinor të FFK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme