E rrallë: Lojtari merr karton të kuq pa nisur loja

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Futbolli vazhdon të japë episode të çuditshme.

Ndonëse shpesh shohim gola të radhë dhe situata të çuditshme këtë herë ka ndodhur diçka e paprecedent.

Pak çaste para fillimit të ndeshjes ndërmjet Olimpias dhe Cerro Porteno, e vlefshme për Superkupën e Paraguajit. Jean, portieri i Cerros, u përjashtua në momentin kur skuadrat po vebdoseshin në fushë për nisjen e takimit.

Arsyeja? Teksa u vendos në zonën e portës, “gardiani” i lindur në vitin 1995 iu përgjigj fyerjeve të ultrasve vendës, të vendosur në tribunë pas porte, me një veprim të të turpshëm.Gjithçka u dallua në kamerën e vendosur aty ku kryqëzohen shtyllat. Zyrtarët e ndeshjes në dhomën e VAR-it i rishikuan me kujdes pamjet dhe nuk hezituan të sinjalizonin kryesorin për t’i nxjerrë futbollistit kartonin e kuq.

Meqenëse ndeshja nuk kishte filluar, menaxheri i Cerro Porteno, Francisco Arce, mundi të aktivizonte portierin rezervë, Munoz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme