Tetë pacientë që ishin prekur nga Coronavirusi në Istog, tashmë janë shëruar.
Kështu është bërë e ditur nga drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj.
“Një lajm i gëzueshëm për Istogun, personi i vetëm që deri më tash ka rezultuar pozitiv me COVID-19 sot ka dalë negativ në ritestimin e parë dhe që presim që edhe nesër në ritestimin e dytë të dal negativ e që Istogu të jetë me zero covid”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ndërkaq, në Kosovë deri tani me coronavirus janë konfirmuar 1 mijë e 38 persona, 791 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar 30 vdekje por që kishin edhe probleme tjera shëndetësore.