Istog, vdes 12 vjeçarja në bankën e klasës

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Një vdekje e papritur ka ndodhur sot në Istog, ku një vajzë e shkollës fillore ‘Bajram Curri’, ka ndërruar jetë në bankën e klasës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Ra pa shenja jete në klasë. Profesori si dhe nxënësit e tjerë tentuan që t’ia japin ndihmën 12-vjeçares, M.B, por pavarësisht ndihmës ajo ndërroi jetë. Vdekjen e vajzës, e cila vijonte mësimet në klasën e shtatë, e konstatuan ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku edhe u dërgua me autoambulancë për ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, tha se janë duke hetuar rastin dhe se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Mund t’jua konfirmojë se një i mitur gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar. Ndërkohë rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Shkaqet ende nuk dihen”, ka konfirmuar Rugova.

Tutje ai ka deklaruar se trupi i pajetë i viktimës i është kthyer familjes për ceremoninë mortore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme