Policia e Kosovës ka raportuar se një person është ankuar, pasi dikush i panjohur ka depërtuar brenda objektit të tij, dhe ka kryer një vjedhje.
PK ka thënë, se nga aty janë vjedhur të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës në restorant dhe disa gjësende tjera.
Rasti është inicuar si “Vjedhje e rëndë” dhe vazhdon në procedurë hetimore.