Drejtuesit e klubit spanjoll të hendbollit në konkurrencë të femrave, Rincon Fertilidad Malaga, i kanë bërë ofertë të jashtëligjshme klubit të hendbollit Istogu.
Në këmbim të heqjes dorë nga garat evropiane, që i bie eliminim i menjëhershëm, ekipi spanjoll i ka ofruar para Istogut, është bërë e ditur të mërkurën nga mediat lokale në Spanjë, shkruan sot Koha Ditore.
Shkrimi i sajtit “laopiniondemalaga.es”, ku ndër rreshta njoftohet edhe për ofertën që drejtuesit spanjollë i kanë bërë Istogut me para, është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit Rincon Fertilidad Malaga, në Facebook.
Në klubin kosovar thonë se zyrtarisht kjo ofertë nuk u është bërë, ndërkohë për atë çfarë shkruajnë mediat, nuk kanë dashur të komentojnë.