Istogu në frymën e LDK-së, Ferati: Rugovizmi është forca dhe identiteti ynë, Istogu nuk thyhet

Prishtinë | 08 Tet 2025 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Fryma rugoviane shihej në rrugët e Istogut të martën. Qytetarët e shumtë, me flamuj të LDK-së e të bindur për fitoren e kësaj partie mirëpriten kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun i cili shkoi për t’i dhënë mbështetjen e fuqishme kandidatit të tyre Ilir Feratit i cili po synon edhe një mandat të qeverisjes me këtë komunë.

Nga bastioni i LDK-së dhe besa që u dha veç njëherë, Ferati më zë të lartë para masës tha është dëshmuar se rugovizmi është forca dhe identiteti i tyre dhe se Istogu nuk thyhet.

“Qytetaria dhe vendosmëria na ka tregu se Istogu e dha besën veç njëherë. Dhe sot jeni këtu për të dëshmuar se rugovizmi është forca dhe identiteti ynë. Istogu nuk thyhet, Istogu udhëheq, Istogu është i paprekshëm, e i përjetshëm”, tha Ferati.  

Të ngjashme