Isufi: Deportimi dëmtoi interesat e Kosovës dhe Turqisë, s’ka shmangie nga orientimi euro-atlantik

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 15:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se me këto veprime janë dëmtuar interesat e Kosovës, Turqisë dhe vendeve tjera që mendojnë të investojnë në vendin tone, raporton Ekonomia Online.

“Me këto veprime kanë demtuar interesat e Kosovës, me Turqinë, dhe me vende të tjera që mendojnë se kanë investuar në Kosovë të ketë rend e ligj, institucione funksionale. Është ky rast qe duhet t’i bëjmë me dije se gjithë ata që marrin pëgjegjësi institucionale të veprojnë sipas Ligjit dhe Kushtetutës në fuqi, sepse çdo veprim tjetër e dëmton interesin e Kosovës”.

Ahmeti ka deklaruar se Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira edhe në të ardhmen, derisa shoti se Kosova nuk shmanget nga orientimi euroatlantik.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen, të bashkëpunojnë, të kenë raporte të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve. Nuk ka shmangie nga orientimi euroatlanik i këtij vendi, kemi të bëjmë me investime nga ShBA, BE, dhe vendet mike që kanë investuar në Kosovë.

“Kuvendi duhet të kërkojë nga Qeveria informata shtesë, sepse duhet të debatojmë vetëm me paragjykime, informatat zyrtare të Qeverisë do mundësonin një debat të sinqertë”.

Të ngjashme