Drita ka marrë një pikë si mysafire e Gjilanit në derbin lokal.
Por ky barazim nuk e ka kënaqur trajnerin e Dritës, Bekim Isufin i cili akuzoi rivalin për lojë defensive.
“Fusha na vështirësoi punën shumë ndërsa Gjilani ia bëri më të lehtë”, tha Isufi.
“Gjilani e prishi derbin, pasi luajtën për të marrë një pikë. Ata u mbrojtën gjatë 90 minutave dhe nuk na lënë të luajmë futboll cilësorë”.
Isufi deklaroi se skuadra e tij luajti mirë por me rezultatin nuk ka mbetur i kënaqur.
“Gjatë gjithë ndeshje kemi sulmuar pavarësisht se kemi luajtur në një terren tejet të vështirë”.
“Kemi futur lojtarë të cilët arrijnë të luajnë mirë edhe në ajër. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, është dashur të marrim më shumë”, deklaroi Isufi.
Drita kësisoj e mbyllë kampionatin vjeshtor në pozitën e tretë me 30 pikë të grumbulluara.