Ballkani ka arritur ta mposhtë përsëri Prishtinën në BKT Superligë.
Skuadra suharekase ka triumfuar në derbin e javës së 11-të me rezultat të pastër 2-0.
Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe angazhimin e futbollistëve të tij.
“Në tërësi jam i kënaqur me interpretimin e lojës, është pa nga minuta e parë që kemi hy ndryshe me rrezik tjetër, kemi bërë presion të lartë”, tha fillimisht Bekim Isufi për Art Sport.
“E kemi kontrolluar ndeshjen dhe pozicionohet e kundërshtarit, në momentet kur kanë liruar koridoret dhe i kemi shfrytëzuar”.
“Kur luan ndaj ekipeve që din të mbrohen, nganjëherë faktori i 1 lojtari më shumë nuk çon peshë,por kemi pasur koncentrim dhe raste, andaj me plotë meritë kemi fituar këtë duel ndaj Prishtinës”, tha Isufi.
Ballkani pas 11 xhirove në BKT Superligë është lider me 21 pikë të grumbulluara, pasi ka pesë fitore e gjashtë barazime.