Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë është shqetësuese deklarata e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit për çështjen e Fondit të IPA-së.
Isufi ka thënë se opozita vazhdimisht ka qenë konstruktive dhe se marrëveshjet ndërkombëtare janë mbështetur nga opozita e kaluar.
“Marrëveshjet ndërkombëtare opozita vazhdimisht i ka votuar pavarësisht prej pozicioneve. Është shqetësuese që tani del dikush nga opozita dhe thotë se mund të votojë ndryshe për Fondin IPA të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Isufi.
Ai më tej i ka kërkuar opozitës që mos ta pengojë qeverinë për të punuar. Në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar kur është fjala për çështje kapitale.
“E keni programin qeveritar, urdhëroni lexoni dhe mos kritikoni pa e lexuar. Kjo Qeveri ka filluar të punojnë me një dinamikë më të madhe dhe lejoni që qeveria të punojë 100 ditë. Haradinaj ka vepruar këto ditë me Haden, veteranët, bordet politike, zotimin për ligjin për Prishtinë, angazhimin për Trepçën dhe mos fantazoni por bazohuni në faktet”, ka thënë ai.