Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi ka thënë se aktakuza e propozuar nga Prokuroria Speciale ndaj luftëtarëve të lirisë, “është fabrikim dhe tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Kjo mënyrë e veprimit me prapavijë politike, sidomos në momentet kur pritet zhvillimi i dialogut Kosovë-Serbi, jep mesazhin e qartë për tendencën e dobësimit të pozicionit të Kosovës dhe krijimit të një klime të tensionit politik”.
“Për mbrojtjen e të drejtës dhe të vërtetës së lirisë për atdheun e shtetin është bërë sakrificë e madhe, prandaj nuk mundet askush ti cenojë këto vlera sublime pavarësisht synimeve dhe qëllimeve të armiqve tanë”.
“Lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vërtetuar edhe në të kaluarën me pastërtinë e saj dhe do të vërtetohet përgjithmonë, pavarësisht tendencave dhe përpjekjeve për ta cenuar dhe denigruar atë”, ka shkruar ai ën Facebook.