Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se shtyrja e seancës së jashtëzakonshme për Politikën e Jashtme, është bërë për qëllime te opozitës.
Ai ka dhënë arsyetimet se pse ka dështuar kjo seancë.
“Ne kemi kërkuar që të shtyhet kjo seancë sepse ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka treguar që nuk mund të jetë gjithashtu edhe kryeministri. Ishte insistim i tyre këmbëngulës për me u mbajt sot. Është bërë për taktika të opozitës, tash i mbetet kryesisë që të vendos”, ka thënë Isufi, raporton Ekonomia Online.