Itali: Dy të vdekur dhe 18 të lënduar pas përplasjes së një treni me kamion

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 09:26 | Nga

Dy veta kanë ndërruar jetë dhe 18 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së një treni më një kamion në rajonin verior të Italisë, Piedmont.

Treni me pesë vagonë është përplasur për kamionit të mallrave pasi që drejtuesi i këtij të fundit nuk kishte respektuar rregullat e kalimit, thuhet në njoftimin e kompanisë shtetërore të trenave, përcjell Klan Kosova.

Të dy drejtuesit, ai i trenit dhe kamionit që ishte duke bartur peshë të madhe kanë ndërruar jetë.

Linja e trenit të aksidentuar lidh Torinon me Ivrean. Ky është aksidenti i fundit në Itali që ndodh në hekurudha.

Në janar tre njerëz kishin mbetur të vdekur kur treni kishte dalë nga binarët afër një rruge të qarkullueshme afër Milanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme