Një helikopter i Marinës Ushtarake Italiane ka rënë në det, gjatë operacionit të natës të quajtur “Det i Sigurtë”, shkruan tgcom.
Mësohet se helikopteri ka rënë në zonën qendrore të Mesdheut dhe një nga 5 anëtarët e ekuipazhit ka vdekur. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Italiane.
Helikopteri u imbarkua në anijen Borsini.
Gjatë një programi stërvitor gjatë natës, helikopteri ka rënë në det për arsye ende të panjohura.
Menjëherë ka nisur operacioni për shpëtimin e ekuipazhit dhe janë dërguar në bordin e anijes Borsini.
Katër prej tyre janë në kushte të mira shëndetsore, ndërsa specialisti i fluturimit Andrea Fazio, i gjetur pa ndjenja, ndërroi jetë në bordin e anijes Borsini, gjatë tentativës së mjekëve për ta shëruar.