Ministria e Brendshme e Italisë, deklaroi se të gjithë migrantët në jug të qytetit Riace, që njihet si vend për mirëpritjen e tyre, duhet të transferohen.
Migrantët duhet të lëvizin në qendra të tjera të migrimit gjatë javës së ardhshme.
Ky vendim vjen pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Riace, Domenico Lucano, pas akuzave për organizimin e martesave për shkaqe migrimi.
Ai ishte vendosur në arrest shtëpiaHe has been put under house arrest amid a national debate about integration.
Kryetari i njohur si Mimmo, kishte pushtuar ballinat e mediave për programin e tij në mirëseardhjen e migrantëve në Kalabri, duke iu ofruar shtëpi dhe punë, me shpresën se do të ndikojë në ekonominë e vendit.
Ai e nisi këtë sistem më 1998 nën qeverinë e kaluar dhe që nga atëherë qindra migrantë i janë bashkuar këtij qyteti të vogël. Suksesi i programit ishte përkrahur nga të gjithë si model i integrimit , duke bërë që kryetari Luciano të zgjidhjet në mesin e 50 liderëve më të mirë në botë më 2016.