Policia në Itali ka konfiskuar rreth 15 mijë kanaçe Red Bull fallco në Torino. Importimi i tyre është bërë nga Kosova, nga një shtetas kosovar në bashkëpunim me një italian, transmeton portali arbresh.info
Sapo malli është dorëzuar në Itali, i janë ngjitur edhe etiketat përkatëse, ka bërë të ditur policia.
Pija është shitur kryesisht në dyqane të vogla të drejtuara nga shtetasit e huaj dhe nga shitësit nëpër rrugë. Tetë persona kanë raportuar për shitjen e mallit fallco dhe për mashtrimin që u është bërë.
Megjithatë, analizat kimike tregojnë se pija e shitur nuk ishte e dëmshme për shëndetin, por që përmban një sasi të më të vogël të taurinës së aminocidit sesa përmban një Red Bull normal.