Itali, pazari i së dielës në qendrat e mëdha tregtare pritet të ndalohet

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 19:03 | Nga

Qeveria e re italiane përpara fundit të këtij viti po planifikon të ndalë blerjet e së dielës në qendrat e mëdha tregtare.

E gjjitha kjo do të bëhet për të mbrojtur traditat familjare. Kështu të paktën tha të dielën zëvendëskryeministri Luigi Di Maio.

“Ky liberalizim i tregut është në fakt shkatërrimi i familjeve italiane. Ne duhet të fillojmë të kufizojmë herë hapjen dhe mbylljen”, tha ai para gazetarëve.

Në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike, kryeministri i atëhershëm italian Mario Monti liberalizoi tregtinë e së dielës në vitin 2012, pavarësisht presionit nga Kisha Katolike Romake dhe sindikatat që thoshin se vendi duhej ta mbante ditën tradicionale të pushimit.

Më parë në këtë vit, Polonia e kufizoi pazarin e së dielës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme