Itali, sërish rekord të shëruarish, ulet me 851 persona numri i rasteve aktive

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 25549, që do të thotë janë 464 viktima në 24 orët e fundit.

Sa u përket të shëruarve është një rekord i ri me 3033 persona.

Rastet të reja janë 2646 duke e çuar në 189973 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 57576.

Numri i rasteve aktive është 106848 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 187397.


Të ngjashme