Italia ka dëbuar 30 diplomatë rusë për arsye “sigurie kombëtare”, tha sot në Berlin ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
Vendimi “i marrë në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë” ishte i nevojshëm për “arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kontekstin e krizës aktuale që rezulton nga agresioni i pajustifikuar kundër Ukrainës nga Federata Ruse”, tha Di Maio.
Gjithashtu shtoi se Italia është e disponueshme për të vepruar si një garante e sigurisë dhe paqes në Ukrainë dhe se do të bëjnë gjithçka që duhet për këtë çështje, shkruajnë mediat e huaja.
Lajmi erdhi menjëherë pasi Danimarka dëboi 15 oficerë të dyshuar të fshehtë të inteligjencës ruse, të cilët pretendonte se vepronin si diplomatë.