Italia lejon emigrantët të zbarkojnë në Sicili

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 10:11 | Nga

Italia do të lejojë 450 emigrantë, të cilët u kapën në një anije e mbipopulluar të shtunën, të zbarkojnë në Sicili.

Vendimi u mor pasi Italia tha se Franca, Gjermania, Malta, Portugalia e Spanja ranë dakord të merrnin nga 50 emigrantë secila.

Qeveria e re e Italisë i ka ashpërsuar politikat e saj në një përpjekje për të frenuar ardhjen e emigrantëve në brigjet e saj.

Deri tani, vetëm gra dhe fëmijë, 57 persona gjithsej, janë lejuar të mbërrijnë në portin sicilian të Pozzallo.

Emigrantët u shpëtuan nga në Mesdhe nga dy anije të misionit Frontex të BE, por Italia nuk ishte e gatshme t’i lejonte ata të vendoseshin në portet e saj.

Para se emigrantët të shpëtonin nga barka e tyre prej druri të shtunën, Malta kishte refuzuar thirrjet për t’i lejuar ata të zbrisnin në Valletta, duke thënë se anija ishte shumë më afër ishullit italian të Lampedusës.

Por Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini tha se anijet e Frontex duhet të drejtoheshin në jug, në Libi ose në Maltë sapo të shpëtonin emigrantët.

Pozicioni italian ndryshoi pasi kryeministri Giuseppe Conte i shkroi të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duke u kërkuar të pranonin disa nga refugjatët.

“Në këtë kontekst që gjithnjë e sheh Italinë në vijën e frontit të shpëtimit të jetës në det, ju kërkoj një shenjë të qartë për ndarjen e përgjegjësisë për menaxhimin e çështjes së emigrantëve,”-shkroi Conte.

Franca dhe Malta thanë të shtunën se do të marrin 50 emirangtë secila, me Gjermaninë, Spanjën dhe Portugalin që bënë një zotim të ngjashëm të dielën. Por kryeministri çek Andrej Babis e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se zhvendosja e emigrantëve do të “çonte rrugën drejt ferrit”.

Dhe Libia përsëriti refuzimin e tij për të marrë këdo nga anija.

“Jo, nuk do të pranojmë asnjë emigrant të paligjshëm pasi ata të shpëtohen nga anijet e shpëtimit,”-tha një zëdhënës i rojes bregdetare për agjencinë e lajmeve Reuters.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme