Ambasada italiane në Prishtinë ka përkrahur idenë e kryeministrit Albin Kurti për të hequr pjesërisht taksën nga produktet serbe dhe atyre të BeH.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Italia inkurajon Prishtinën dhe Beogradin që t’i fillojnë sa më shpejtë bisedimet.
“Ne jemi plotësisht dakord me deklaratën e Bashkimit Evropian. Italia inkurajon Beogradin dhe Prishtinën që të rifillojnë bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbetet e përkushtuar për ta mbështetur këtë proces”, ka shkruar ai në Twitter.