Italia po përpiqet t’i bindë partnerët në Eurozonë për planet e saj për rritje të shpenzimeve qeveritare, të cilat kanë lëkundur tregjet financiare dhe i kanë shqetësuar qeveritë e tjera.
Ministri i Financave i Ialisë, Mario Centeno, tha të hënën se homologët e tij në vendet që përdorin euron, “duhet të jenë të qetë” dhe t’i presin shpjegimet e propozim-buxhetit.
Ai i bëri komentet përpara një takimi mujor të ministrave të Financave në Luksemburg.
Tregu i aksioneve të Italisë ra ndjeshëm të premten, pasi qeveria populiste dhe euroskeptike atje njoftoi për një rritje të mprehtë të shpenzimeve publike, që do ta çojnë deficitin buxhetor në 2.4% të prodhimit të brendshëm bruto, vitin e ardhshëm.
Ky veprim rrezikon një konfrontim me Bashkimin Evropian.
Vendimi i Italisë për buxhetin është nën kufirin e BE-së për deficit prej 3% të bruto prodhimit vendor, por ajo ka premtuar se do ta ulë borxhin e saj, i cili qëndron në 131% të prodhimit kombëtar – i dyti pas Greqisë.
Bashkimi Evropian paralajmëroi më herët se populli italian “do të përfundojë keq” nga planet e qeverisë për “shpenzime ambicioze”.
Italia do t’ia dorëzojë formalisht planin buxhetor Komisionit të BE-së, në mes të tetorit.