Sipas Sky Sport Italia, Alessandro Florenzi dhe Giorgio Chiellini janë në dyshim për ndeshjen e 1/8 së finales së Italisë ndaj Austrisë të shtunën. “Azzurët” përballen me skuadrën e Franco Fodas në Wembley të shtunën më 26 qershor.
Të përzgjedhurit e Roberto Mancinit fituan grupin A me tri fitore nga tri ndeshje, shtatë gola të shënuar dhe asnjë të pranuar. Sot ata rikthehen në stërvitje me disa lojtarë kyç që do të jenë në dyshim për ndeshjen ndaj Austrisë.
Kapiteni Giorgio Chiellini mund ta humbasë ndeshjen për shkak të një lëndimi që pësoi në ndeshjen me Zvicrën javën e kaluar. Sipas Sky Sport Italia, nuk është e sigurt nëse 36-vjeçari do të rikuperohet në kohë për ndeshjen dhe kjo është arsyeja pse Mancini e pushoi Acerbin të dielën ndaj Uellsit.
E njëjta shkon edhe për Giovanni Di Lorenzon që nuk luajti në ndeshjen e fundit të grupit. Mbrojtësi i Napolit do ta zëvendësojë Florenzin i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Turqisë. Florenzi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në mëngjes dhe përkundër që gjendja e tij fizike po përmirësohet, aim und të mos jetë gati për ndeshjen ndaj Austrisë.