Italia ka raportuar të dielën 347 të vdekur nga koronavoirusi, krahasuar me një ditë më herët ku janë raportuar 364. Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 14.245 të infektuar brenda 24 orëve.
Italia ka regjistruar 75.332 vdekje nga koronavirusi që kur shpërthyen rastet e para me koronavirus më 21 shkurt, shifra më e lartë në Evropë dhe e pesta më e madhe në botë. Vendi gjithashtu ka raportuar 2.155 milionë raste të infektimit, ka thënë Ministria, shkruan Reuters.
Edhe numri i pacientëve në spitale në Itali është rritur.