Italia i ka regjistruar 846 raste të vdekjes nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndrsa shifra e të infektuarve të rinj është 14.844, njofton Ministria e Shëndetësisë e Italisë.
Në 24 orët e fundit në Itali janë testuar 162.880 mostra dhe prej tyre 14.844 kanë rezultuar pozitive.
Numri i të vdekurve në Itali ka arritur në 65.857. Është evropian me më së shumti të vdekur si pasojë e COVID-19.
Po ashtu janë regjistruar 1.871 milionë të infektuar deri më tash.