Italia regjistron ditën më të rëndë me COVID-19 që nga koha e izolimit

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Italia ka regjistruar 947 raste të reja me koronavirus të premten, ditën më të rëndë me raste të reja që nga 14 maji, kur vendi ishte akoma i mbyllur.

Numri total i rasteve pozitive tani ka shkuar në 257 mijë e 65. Nëntë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 35427.

Javën e shkuar, qeveria obligoi ata që kthehen nga pushimet në Greqi, Maltë, Spanjë e Kroaci të testohen.

Numri i rasteve të reja është shtuar ditëve të fundit. Kjo po konsiderohet si pasojë e fokusit të Italisë që të kthejë ekonominë në rrugën e duhur, sidomos sektorin e turizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme