Italia thotë se miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse Rusia s’i lejon eksportet ukrainase

| 08 Qer 2022 | 14:44 | Nga

Ministri i Italisë ka alarmuar duke thënë se miliona njerëz mund të vdesin si pasojë e urisë nëse Rusia nuk i zhbllokon portet e Ukrainës.

Këto komente vinë pasi Rusia po kërkon që t’i hiqen sanksionet nga perëndimi.

“Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjidhjen e situatës,” ka thënë Luigi Di Maio në një konferencë mbi krizën ushqimore të mbajtur në Romë, të mërkurën, raporton Al-Jazeera.

Ai ka shtuar se presin sinjale të qarta dhe konkrete nga Rusia.

Nëpër tregjet ndërkombëtare ka mungesë të grurit, pasi Rusia dhe Ukraina eksportojnë rreth 30 për qind të grurit në nivel global.

Të ngjashme