Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këtë të hënë priti në takim Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19 si dhe zhvillimin ekonomik të vendit
Ministri Murtai ka njoftuar ambasadorin Orlando për gjendjen e rënduar financiare të krijuar nga COVID-19, për masat që do të marrë qeveria si dhe për planin qeverisës.
Ndërsa, ambasadori Orlando gjatë takimit ka theksuar se do ta mbështesin Qeverinë Kurti dhe arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës si dhe do të vazhdojnë rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
“Ministri Murati dhe Ambasadori Orlando gjatë takimit u dakorduan që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën ekonomike, në forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, identifikimin e fushave të ndryshme ku mund të bashkëpunojnë së bashku edhe në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në komunikatë.