Iu bashkua ISIS-it në vitin 2014, tani thotë se meriton një mundësi tjetër

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Gratë që kanë shkuar në Siri për t’u martuar me militantët e organizatës terroriste Shteti Islamik, dëshirojnë të rikthehen në shtëpitë e tyre. Njëra prej tyre është Hoda Muthana nga Alabama në SHBA.

Ajo iu bashkua ISIS-it në vitin 2014 duke pranuar ideologjinë e tyre ekstremiste. Por, tani po kërkon falje duke shpresuar se do të mund të rikthehet në SHBA. Ajo po e ka të vështirë të jetoj në kampin e refugjatëve me djalin e saj dyvjeçar.

“Kush beson në zot, beson se secili person meriton mundësinë e dytë, pavarësisht mëkateve që i kanë bërë”, ka deklaruar Muthana.

Gjatë një interviste dhënë për NBC në kampin e refugjatëve Al-Roj në verilindje të Sirisë, ka deklaruar se vendimi për t’iu bashkuar ISIS, ka qenë vetëm një fazë e jetës dhe pendohet për të gjitha që i ka bërë kjo organizatë terroriste.

Megjithatë autoritetet nuk e lejojnë kthimin e saj, duke pretenduar se ajo nuk është shtetase amerikane.

Ndryshe, Muthana në Siri ka përdorur rrjetet sociale për të bërë thirrje që të ketë dhunë në SHBA. Ajo atje ishte martuar për tre militantë të ISIS-it, të cilët që të gjithë janë vrarë në beteja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme