Është arrestuar një person në Gjakovë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar tetë qese me substancë te dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 3.19 gram, një peshore elektronike si dhe katër telefona mobil.
I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.