Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, për momentin është duke qëndruar në Dubai.
Poza të shumta atraktive janë duke ardhur nga ana e saj, duke ngjallur reagime të 2.3 milionë ndjekësve të saj.
Për shkak se jemi në mes të krizës globale, mbajtja e maskës mbrojtëse në shumë vende është e obligueshme.
Por, në pamundësi për të poseduar një të tillë, Enca si duket e ka gjetur zgjidhjen më të lehtë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është parë duke përdorur të brendshmet e saj.
“Kur më thoni që të mbajë maskë mbrojtëse”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndërkohë, artistja së shpejti do të sjellë këngën më të re, që titullohet “Zemër”.