Qendra Evropiane për Liri të Medias, ka reaguar për rastin e ndalimit të hyrjes në Kosovë për gazetarën e Radio Televizionit të Serbisë, Svetlana Vukmiroviq.
Vukmiroviq, u ndalua të hyjë në Kosovë më 1 maj 2023, me arsyetimin se ajo konsiderohet si kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik. apo marrëdhëniet ndërkombëtare.
ECPMF, i ka dërguar një letër tri institucioneve, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, duke i kërkuar shpjegime se pse iu refuzua hyrja e gazetares.
“Kërkojmë që autoritetet të sigurojnë që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. duke lejuar lirinë e lëvizjes respektohen pa përjashtim”, thuhet në reagimin e Qendres Evropiane për Liri të Medias përcjell Klankosova.tv
Kjo qendër kërkon nga institucionet e Kosovës, të sigurojnë që marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës., duke lejuar lirinë e lëvizjes respektohen pa përjashtim.