Iu vazhdohet mandati 17 prokurorëve të EULEX-it

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 11:26 | Nga Resmije Ballazhi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 

Është mbajtur takimi i njëqind e nëntëmbëdhjetë i Këshillit Prokuro-rial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokuro-rial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takim Kryesuesi i Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve ka prezantuar raportin e vlerësimit të përformancës së 11 prokurorëve, ku pas diskutimeve të zhvilluara, anëtarët e KPK-së e kanë aprovuar raportin e Komisionit.

Po sot, anëtarët e KPK-së e kanë miratuar Rregulloren Nr.07/2016, për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Miratimit të kësaj rregulloreje i ka paraprirë prezantimi i saj nga Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative.

Në takimin e njëqind e nëntëmbëdhjetë të KPK-së është bërë ndryshimi dhe plotësim i Rregullores Nr.01/2015, mbi Rolin dhe Veprimtarinë e Bordit Drejtues të projektit TIK/SMIL.

Anëtarët e Këshillit kanë marrë vendim të aprovojnë kërkesën për vazhdimin e mandatit edhe për dy vite për 17 prokurorë të EULEX-it, të cilët janë të angazhuar në kuadër të sistemit prokuro-rial të Republikës së Kosovës, të cilët në procedurë të mëtutjeshme duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Këshilli mori vendim për miratimin e kërkesës për emërimin e një prokurore të EULEX-it, e cila në procedurë të mëtutjeshme do të dërgohet për dekretim të Presidenti i Republikës së Kosovës.

keshilli prokurorial 1

Të ngjashme