Detajet e kontratës për zgjatjen katër vjeçare të super yllit, Lionel Messi të nënshkruar në vitin 2017 u zbuluan nga gazeta spanjolle El Mundo në një raport “bombë” nga Marti Saballs dhe Esteban Urreiztieta.
Shuma maksimale 555,237,619 euro ishte hedhur në faqen e parë të botimit të paraqitur me titullin, “Kontrata faraonike e Messit që ka shkatërruar Barcelonën”.
Tashmë ka ardhur reagimi i parë nga klubi katalunas.
Katalunasit thanë se do të ndërmarrin veprime ligjore kundër “El Mundos”.
“FC Barcelona kategorikisht mohoi çdo përgjegjësi në botimin e kontratës së saj profesionale dhe do të ndërmarrë veprime ligjore kundër ‘El Mundo’” – thuhej në komunikatën e lëshuar nga klubi spanjoll.
FC Barcelona më pas shprehu mbështetjen e plotë ndaj Lionel Messit.
“FC Barcelona shpreh mbështetjen e saj të plotë për Lionel Messi, veçanërisht çdo përpjekje për të diskredituar imazhin e tij dhe të dëmtojë marrëdhëniet me ekipin ku ai është formuar si sportist, për t’u bërë lojtari më i mirë në historinë e futbollit” – thuhej në komunikatë.