Fjala Maqedoni rrjedh nga India. Është thirrur “Maa Ki Dunija”, ndërsa më pas romakët e kanë emëruar Maqedoni.
Këtë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ia ka thënë ambasadorit indian në Brazil, Abi Kumar, gjatë hapjes së ambasadës së Maqedonisë në Brazil.
Kumar pas takimit me Ivanovin në Tviter ka dhënë përshtypjet e tij pas njohjes me Ivanovin.
“Kisha mundësinë ta njoh dr. Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Brazil. Më tha një punë interesante, ‘fjala Maqedoni vjen nga India’. Paska qenë e thirrur ‘Maa Ki Dunija’, me çka romakët më pas kanë filluar ta thërrasin Maqedoni”, shkruan Kumar në rrjetin social Twtitter