Ivanoviq për djegien e veturës: Motivi mund të jetë vetëm politik

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 11:10 | Nga

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare Serbe “SDP””, Oliver Ivanoviq ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm i është djegur vetura në veri të Mitrovicës.

Politikani serb ka thënë për Tanjug se policia e kishte informuar lidhur me rastin e djegjes së veturës së tij dhe se janë duke u kryer hetimet për rastin.

I pyetur për motivet, Ivanoviq ka thënë se nuk është i angazhuar në biznes, nuk ka armiq personal, dhe se motivi i vetëm mund të jetë politika, apo pikëpamjet e tij politike, transmeton Klan Kosova.

Ky nuk është rasti i parë në të cilin iu vihet flaka veturave të politikanëve serbë në veri të vendit. Dy ditë më parë ishte djegur edhe vetura e ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Miloviq

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme