Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka komentuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb nga veriu i Kosovës, i cili u qëllua sot me katër plumba.
Ivanoviqi, sipas Rashitit, ishte ndër politikanët e paktë serbë që artikulonte qëndrime edhe kundër Beogradit zyrtar.
“Rasti i Oliverit është i vetmi kur Beogradi bashkëpunoi me EULEX-in për hetimet dhe ngritjen e akuzave ndaj tij për përfshirje në krime lufte”, ka shkruar Rashiti, në një postim në faqen e tij në Facebook.
Rashiti e sheh Ivanoviqin si viktimë të regjimit të Beogradit.
Postimi i plotë i Rashitit:
Vrasja e Oliver Ivanovicit
Oliver Ivanovic ishte njeri dhe ndoshta I vetmi politkan serb me mbenjde te mbrehte, I mencur, njohes I sakte I zvhillimeve dhe realist.
Vrasja e Oliverit eshte pjese e nje loje me te madhe se sa vrasja e nje serbi. Eshte atentat politik dhe me program politk.
Oliveri kishte nje te kaluar te dyshimte dhe perzier. Ishte pjese e njesiteve jo-formale gjate luftes, udheheqes I rojave te ures. E kam pare duke drejtuar rojat e ures ne largimin ne shqipetareve nga veriu. Pas atyre zhvillimeve, ai thoshte se kishte kuptuar gabimet e veta dhe filloi te behej me realist. Ne disa raste, thoshte se pendohej me te berat e tij. …..kjo assesi nuk I lane te bemat e tij.
Ishte politikan I mbrehte, popullor dhe kishte perkrahje te shume njerezve nga komunitetit i tij. Serbet e shihin si perfaqeues te denjte, me sens intelektuali dhe politikani.
Ai artikulonte qendirmet e tij edhe kunder qeverise se Beogradit. Rasti I Oliverit eshte I vetmi kur Beogradi bashkepunoi me EULEX-in per hetimet dhe ngritjen e akuzave ndaj tij per perfshirje ne krime lufte.
Por Oliveri eshte vetem nje nga viktimat. Ai dhe shume serb te cilet donin te jetonin me dinjetetshem, mbeten te vetumar dhe atakuar. Ai eshte vetem nje viktime e regjimit, sistemit poltik dhe sigurise te cilin Beogradi e ka operaracionalizur ne veri keto 20 vite. Veriu do te haj edhe shume koka te serbeve. Grupet dhe individet e rritur ne nje hapesire pa rend dhe ligj, me perkrahje te instrumeteve te shtetit dhe organeve te sigurise do të refuzojne vendosjen e rendit, ligjiti, integrimit dhe normalitetit.