Izmaku: Pret që bisedimet Kurti-Limaj të sjellin rezultat, Kosova të ketë institucione funksionale

Prishtinë | 17 Kor 2025 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka folur për mundësinë e një takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti, dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj. Ajo tha se pret që bisedimet e deritanishme të sjellin rezultat dhe Kosova të ketë institucione funksionale, raporton Ekonomia Online.

“Shpresojmë se këto marrëveshje dhe bisedime që kanë zgjatur me muaj, të prodhojnë një rezultat,” u shpreh Izmaku.

E pyetur nëse është pirë kafja mes Kurtit dhe Limajt, ajo tha: “Ende jo. Presim që kafja, ose dreka, të pihet deri në fundjavë.”

Të ngjashme