Kandidatja e Nismës për deputete, Xhevahire Izmaku ka publikuar një fotografi të para 25 vjetëve me Fatmir Limajn.
Ajo ka thënë se para 25 vjetësh ndan besimin se bashku mund të ndërtojnë një të ardhme të mirë për Kosovën.
“Në këtë foto, para 25 vitesh, bashkë me liderin Limaj, ndamë besimin se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Sot, pas një çerek shekulli, ky besim mbetet shtylla e punës sonë të përbashkët”, ka thënë Izmaku.
“Për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen – vazhdojmë rrugëtimin!”, ka shtuar ajo.