Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, thotë se gjatë vitit 2019 në këtë pozitë ka shpenzuar vetëm 78 euro për ushqim dhe mëditje, ndërsa gjatë vitit 2018, sipas raportit të shpenzimeve, ka shpenzuar 485 euro.
Sqarimi vjen pasi mediet kanë publikuar Raportin Financiar 2018 të Ministrisë së Financave, ku thuhet se gjatë vitit 2018 nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar 8.8 milionë euro për karburante për vetura për të gjitha institucionet publike.
Për vitin 2018 për shpenzimet për karburant më së shumti ka shpenzuar zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha. Pas tij radhiten zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, thuhej në raport.
Kjo është tabela e shpenzimeve për ushqim dhe mëditje të Izmi Zekës, që zyra e tij, ka dërguar për Ekonomia Online. Por, këtu nuk përfshihen shpenzimet për karburante: