Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se pavarësisht se sot në këtë komunë ka pasur vetëm shtatë raste të reja me coronavirus, gjendja mbetet mjaft e rëndë.
“Vet jam në izolim pasi një anëtarë i familjes ka dalë pozitiv. Unë vet kamë dalë negativ por nëna ime ka dalë pozitiv por prej një jave jam në vetizolim pasi nuk e di nëse e kam apo mund ta marr virusin në çdo moment”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gjini thotë se gjendja në Gjakovë shihet vetëm nëse kalohet pranë spitaleve apo klinikave private ku shihen flukse të mëdha të qytetarëve që presin për shërbime.
I pari i Gjakovës thotë se Spitali i Gjakovës ende nuk ka arritur kapacitete maksimale por sipas tij si te shumica e komunave, edhe në këtë spital ekziston problemi me furnizimin e me oksigjen.
“Ka pasur raste kur njerëzit ën mënyrë private janë angazhuar për të siguruar disa litra oksigjen pasi spitali kishte shpenzuar edhe litrat e fundit”, tha mes tjerash Ardian Gjini.